Momenti tragjik kur babai shpëton nga mbytja vajzën tij 2-vjeçe, bie nga 30 m lartësi!

Një nga historitë më të pabesueshme ndodhi para pak kohësh në Shtetet e Bashkuara që pati një fund të gëzueshëm!

Një prind ndodhej në një anije së bashku me dy vajzat e tij, me të cilat do të udhëtonin për në një port tjetër. Në një moment vajza e tij 2-vjeçe shkerret dhe bie në ujë nga një lartësi prej 30 m!
I ati, pa menduar aspak, ashtu me reagimin e instinktit prindërorë u hodh në ujë të shpëtojë vogëlushen, e cila nuk dinte të notonte dhe rrezikonte jetën për shkak të moshës së saj të vogël.

Sapo i ati e mbërtheu vogëlushen e tij, e ktheu me fytyrë nga qielli me qëllim të vajza të mos pinte ujë dhe filloi të thërras; Ndihmë, ndihmë!

Reagimi ishte i menjëhershëm dhe kështu falë reagimit heroik të atit të saj, ajo shpëtoi nga mbytja e sigurt!