Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

“Masakra e Vlorës”: Sherri nisi për një femër!

ae4af595dbd0169ed387c3201e5df3ef
Policia e Vlorës arreston dy pronarët e resortit turistik në Vlorë, ku pasditen e së dielës u shënua vrasja e trefishtë. Saimir dhe Servet Qamo 25 dhe 54-vjeç , pronarë të resorit turistik në zonën e Kalasë pranë Ujit të Ftohtë, akuzohen për ‘moskallëzim krimi’.
Në vijimësi të hetimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 28 korrik 2013, në plazhin e quajtur “Kalaja”, ku mbetën të vrarë tre persona, Grupi Hetimor i ngritur posaçërisht për këtë ngjarje ka bërë arrestimin në flagrancë të Saimir Hiqmet Qamos (25) dhe Servet Hajredin Qamos (54), të dy banues në Vlorë, bashkëpronarë të plazhit të quajtur “Kalaja” ku ndodhi ngjarja.
“Arrestimi i tyre u krye për veprën penale ‘Mos kallëzimi i krimit’. parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal", thuhet në deklaratën e policisë së Vlorës.
Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Policisë së këtij qarku dhe kreu i Prokurorisë Dorian Tafili bënë të ditur dje se është vënë në pranga 18-vjecari Leo Osmeni, person me precedent penale, njëherësh autori kryesor i dyshuar për atë që tashmë njihet si “masakra e Vlorës'”
Nga hetimet u zbulua se dy prej viktimave, Serdi Bajlozi (17) dhe Sokol Isufaj (34), janë goditur nga plumba rikoshet, ndërkohë që gruaja 52-vjeçare, Diana Ademi, është qëlluar ndërkohë që arma ka qenë duke u ulur në tokë, transmeton BW.
Mrekullisht, “çmendurisë” së Vlorës i ka shpëtuar edhe 21-vjeçari Justin Mërkuri. Ai ka qenë vetëm pak hapa larg breshërisë së automatikut, madje aq afër sa atë breshëri duket se e dëgjon akoma në kokë.
21-vjeçari ka rrëfyer për Gazetën Shqiptare tmerrin që ka përjetuar në ato momente, duke dhënë edhe detaje të tjera lidhur me masakrën e së dielës në zonën e Kalasë në Vlorë.
“Autori qëlloi një herë me breshëri, më pas ndaloi dhe qëlloi përsëri”, pohon Mërkuri.
Sipas të riut, autori që ka qëlluar, ka pasur si shënjestër çadrën e disa djemve nga Fieri, të cilët po ngacmonin motrën e autorit.
“Me sa kam parë, i gjithë sherri u bë për shkak se çunat nga Fieri po ngacmonin yd vajza që ishin ngjitur me ta në shezlong. Njëra prej vajzave ishte edhe motra e autorit... Më vonë pashë që erdhën dy çuna nga lart dhe filluan të shaheshin e më pas të goditeshin me grushte me të rinjtë nga Fieri. Pasi u zunë me fjalë dhe grushte, njëri prej djemve u ngjit lart dhe erdhi pas gati 3-4 minutash. Ai kishte automatik dhe zbriti poshtë. Pastaj filloi të qëllonte me breshëri automatiku në drejtim të çadrës ku ishin të rinjtë nga Fieri... Çfarë të them më!? Pak a shumë kjo është e gjithë ngjarja. Motivi ishte vetëm se u ngacmuan dy femra nga të rinj nga Fieri dhe njëra prej vajzave ishte motra e autorit”.