Ja se si kaskaderët shpëtuan një grua që tentoi të hidhej nga kati i 14 i ndërtesës (VIDEO)

Tre kastaderë profesionistë kanë shpëtuar një grua që dëshironte të bënte vetvrasje duke u hedhur nga kati i 14-të i ndërtesës në San Diego, njofon ABC news.
Greg Sarxhent, Skot Shekter dhe Ejmos Karver në një platformë të ndërtesës kanë ushtruar skenën që duhet ta realizonin në premierën e filmit Kick Ass 2, por kur dëgjuan se njerëzit bërtisnin "Mos kërce".
Ata vrapuan menjëher dhe në ndërtesën afër panë se në ballokon një grua dëshironte të hidhej. 
Ata menjëherë kërcyen vrapuan në ndërtesën tjetr dhe menjëherë u afruan në ballokonin ku gruaja ishte veç më gati për të kërcyer. Ajo fare nuk i vërejti ata derisa hyrën.
"Të arrinin vetëm dy sekonda më vonë, ajo do të kërcente" thotë njëri prej shpëtimtarëve. 
"Kjo është puna jonë, këtë e bëjmë çdo ditë, sapo e shpëtuam u larguam menjëherë prej vendit pa e pritur policinë" vazhdon kaskaderi. 
Policia më pas njoftoi se gruaja ishte nën ndikimin e alkoholit dhe drogave.