Grenier magjik, i shënon Realit pa e shikuar portën

Clement Grenier e ka shënuar njërin prej golave më të bukur në karrierë. Dhe, futbollisti i Olympique Lyonit e realizoi këtë gol pikërisht ndaj Real Madridit, në miqësoren e zhvilluar sonte, e cila përfundoi 2-2. 
Ai e mori një top nga e djathta dhe pa e shikuar fare portën, e shënoi një gol të rrallë dhe akrobatik.


Përpos Grenier, për ekipin francez shënoi edhe Lisandro Lopez. Kurse, për ‘Los Blancos’ shënuan Alvaro Morata e Casemiro.