Diego Forlan ka shënuar drejtpërdrejtë nga këndi këtë vikend, për të ndihmuar Internacional të fitojë me rezultat 3-2 ndaj Fluminense.
Sulmuesi i Internacional shënoi dy herë për të ndihmuar ekipin e tij të fitojë ndaj kampionit të Brazilit, Fluminense, por ishte goli i tij i dytë që befasoi tifozët.
Ish-sulmuesi i Manchester United, Atletico Madrid dhe Inter, njihet për goditjet e tij të fuqishme nga distanca dhe goditjet e lira. Por kësaj here ishte goditja nga këndi dhe jo nga fusha, pozita nga ku ai gjeti rrjetën.
Më shumë flet video në vazhdim.

Comments