Bashkëpunëtori i vrasësit të Arkanit i mbijetoi një atentati si në stilin e Xhejms Bondit

Një atentat si në stilin e filmave për agjentin 007 është kryer ndaj biznesmenit çek, Radovan Krejçir. Ai lidhet me Darko Sariq dhe Dobroslav Gavriq, vrasësi i Zhelko Razhnatoviq – Arkan.
“E gjithë jeta ime ëshë si në film për Xhejms Bondin”, tha Krejçir pas atentatit ndaj tij në Afrikën e Jugut.
Para dy ditëve në Johanesburg ndaj tij është kryer një atentat, sikur në stilin e vrasjeve në filmat për agjentin më të famshëm 007, Xhejms Bond.
Në një automobil të parkuar të tipit “Volkswgen Polo” janë vendosur 12  pushkë pas targave të pasme, ndërsa shkrepja e plumbave është aktivizuar me telekomandë. Krejçir kishte fat dhe i ka shpëtuar “breshërit” të plumbave të aktivizuar, ndërsa më pas ka dhënë një deklaratë për televizionin "Eyewtness New".
“Gjithmonë e parkoj makinën në vendin e njëjtë. Atentatorët e kanë ditur këtë dhe për këtë arsye e kanë parkuar autobobilin e tyre në drejtim të njëjtëm më timin. Menjëherë sa dola i dëgjova të shtënat. Rashë në tokë dhe për fat,  plumbat nuk më goditën. Pas gjuajtjes, automobili “vrasës” ka eksploduar, ka treguar Krejçir, i cili në Çeki akuzohet për evazion fiskal. Ai ka shtuar se është njeri me shumë fat.
Megjithatë, Krejçir nuk pranoi të përmend dikë që mund të qëndoj pas këtij atentati. “Edhe po të më kujtohej dikush, nuk do t’u tregoja”, ka thënë ai.