Titled "Elhaida Dan", a production of "Universal Music Italia", which will be put on the market on July 2. Panorama wrote that the album contains 7 songs, among which two new creations, one that already know, "When love calls your name" ("When love calls your name"), with lyrics and music of Riccardo Cocciantes, and a another Italian language "of basta Baciami" ("Just kiss me"), written by Francesco Silvestre of "Fashion".
Elhaida Dani me këngë dhe album të ri
Nuk mund të kishte asnjë titull tjetër veç emrit të saj. Shqiptarja që fitoi zemrat e miliona italianëve ia doli jo vetëm të fitonte një talent-showq si “The Voice of Italy”, por edhe të nisë karrierën e saj në vendin e muzikës. Ashtu si edhe premtoi, që në të hyrë të korrikut, Elhaida Dani do të nxjerrë albumin e saj të parë.
Titullohet “Elhaida Dani”, një prodhim i “Universal Music Italia”, i cili do të hidhet në treg më 2 korrik. Panorama shkruan se albumi përmban 7 këngë, mes të cilave edhe dy krijime të reja, njërën që tashmë e njohim, “When love calls your name” (“Kur dashuria thërret emrin tënd”), me tekst dhe muzikë të Riccardo Cocciantes, dhe një tjetër në gjuhën italiane “Baciami e basta” (“Vetëm më puth”), shkruar nga Francesco Silvestre i grupit “Modà ”.
Duke filluar që nga dita e djeshme kënga ka filluar të transmetohet në radiot italiane, ndërkohë që për herë të parë u prezantua në edicionin e 25-të të çmimeve “Marisa Bellisario”, në ekranin e RAi2. Ndryshe nga kënga e Cocciantes, “Baciami e basta” është më ritmike dhe me shumë gjasa do të jetë një nga hitet e kësaj vere. Të tjera këngë janë ato me të cilat ajo arriti të bindë gjithë teleshikuesit që ta votojnë e ta shpallin fituese.
Gjatë ditëve në vijim do të organizohen disa takime të Elhaidës me adhuruesit e saj, të cilët do të kenë mundësi të rrëmbejnë një autograf apo të dalin në fotografi me yllin e ri të muzikës italiane, por që vjen nga Shqipëria.
0 Comments